Budakovë, arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rënda

27.04.2021

Të hënën në fshatin Budakovë të Suharekës është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rënda. Në bazë të infomacione që ka SuharekaOnline është bërë e ditur se dje rreth orës 05:00 në fshatin Budakovë të Suharekës njësitet policore në vazhdën e implementimit të një plani operativo-hetimor, pas disa rasteve të vjedhjeve të rënda […]

Budakovë, arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rënda Foto: Ilustrim

Të hënën në fshatin Budakovë të Suharekës është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rënda.

Në bazë të infomacione që ka SuharekaOnline është bërë e ditur se dje rreth orës 05:00 në fshatin Budakovë të Suharekës njësitet policore në vazhdën e implementimit të një plani operativo-hetimor, pas disa rasteve të vjedhjeve të rënda të cilat kanë ndodhur në këtë fshat që nga data 20 prill, 2021 kanë arritur që të ndalojnë një veturë.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku përmes një komunikate për media kanë treguar se që nga data 20 prill, në këtë fshat janë kryer rreth 8 vjedhje të rënda nga një person i dyshuar me inicialet P.F i lindur më 1996, i cili kishte përdorur një automjet të cilin e kishte marr me qira nga një kompani në Ferizaj.

Poashtu policia ka bërë të ditur se pas verifikimit dhe kontaktimit me kompaninë hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar, ku përmes pajisjej GPS kanë verifikuar edhe lëvizjet e fundit dhe në bazë të tyre është bërë e ditur se automjeti ka qenë në vendin ku janë kryer vjedhjet.

”Në fshatin Budakovë të Suharekës, policia ka pranuar informacion se nga data 20 prill 2021, në këtë fshat u kryen rreth tetë vjedhje nëpër shtëpi. Hetuesit policor me profesionalizëm duke bashkëpunuar me qytetarë, shtuan patrullimet dhe vëzhgimet në këtë lokacion duke monitoruar çdo lëvizje e sidomos gjatë natës.

Me datë 26 prill 2021, në mbrëmje policët hetues vërejtën një automjet të dyshimtë në këtë zonë dhe filluan me verifikimin e tij. Automjeti ishte pronë e një kompanie e cila i jepte me qira (renta) nga Ferizaj.

Pas verifikimit dhe kontaktimit me kompaninë hetuesit identifikuan edhe personin e dyshimtë i cili e kishte marrë në shfrytëzim. Madje përmes pajisjes GPS verifikuan edhe lëvizjet e fundit, dhe në bazë të lëvizjeve automjeti kishte qenë në të gjitha lokacionet ku ishin kryer vjedhjet.

Në këtë rast u ndalua i dyshimti P.F i lindur në vitin 1996, dhe u intervistua në praninë e avokatit mbrojtës, i njëjti i pranoj të gjitha veprat penale të cilat i kishte kryer në bashkëpunim edhe me një të dyshuar tjetër i cili tani është i njohur për policinë. Të dyshimtit përdorën automjetin me qira për të kryer vjedhje ne këtë zonë, dhe brenda automjetit policia gjatë kontrollimit gjeti edhe një armë lodër.

Hetuesit informuan Prokurorin e Shtetit i cili vendosi që i dyshimti të ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë. Rasti është duke u hetuar dhe zyrtarët janë në kërkim edhe të personit tjetër të dyshimtë për të cilin kanë njohuri mbi identitetin e tij” thuhet në njoftimin e policisë.