Budakova, Samadrexha, Studençani e disa fshatra të tjerë sot mbesin deri në 5 orë pa rrymë
- 26.05.2023

KEDS ka njoftuar se sot gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
KEDS ka njoftuar se sot nga ora 10:00 dhe 10:30 në disa vende të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike deri në pesë orë, shkruan SuharekaOnline.
Vendet ku do të ndërprehet energjia elektrike janë: Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë, Vërshec, Samadraxhë, Studençani dhe Reshtani një pjesë.
“Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 110/10 kV Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Budakova ( kod: 32000008) nga ora 10:30 deri në ora 15:00
Vendet: fshatrat: Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë dhe Vërshec.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion i daljes 10kV (shtrëngim i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar)
2.
Nga NS 110/10 kV Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Studenqan 2 ( kod: 32000024) nga ora 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: fshati Samadraxhë, Studençani dhe Reshtani një pjesë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion i daljes 10kV (shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).” thuhet në njoftimin e KEDS-it.