Brenda javës në Suharekë, 3 vjedhje, 1 vrasje dhe 1 zjarrvënje

30.01.2020

Sot, është mbajtur takimi i radhës për vitin 2020 i sigurisë lokale. Kryesuesja e takimit për koordinim lokal të sigurisë në Komunën e Suharekës, nënkryetarja e Komunës, znj Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë gjatë javës që shkoi. Ajo ka bërë të ditur për takimin që kryetari i Komunës e […]

Brenda javës në Suharekë, 3 vjedhje, 1 vrasje dhe 1 zjarrvënje Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Sot, është mbajtur takimi i radhës për vitin 2020 i sigurisë lokale.

Kryesuesja e takimit për koordinim lokal të sigurisë në Komunën e Suharekës, nënkryetarja e Komunës, znj Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë gjatë javës që shkoi.

Ajo ka bërë të ditur për takimin që kryetari i Komunës e ka mbajtur me përfaqësues nga Hidroregjioni dhe CDI-ja , ku është diskutuar për furnizimin me ujë të të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës.

Po ashtu ka fol edhe për takimin e parë të Mekanizmit Koordinues për të Drejtat e Fëmijëve dhe për takimet dhe aktivitetet tjera që janë zhvilluar gjatë javës në Komunën e Suharekës.

Ndërsa për situatën e sigurisë në Komunë ka raportuar përfaqsuesi i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Haxhi Kabashi i cili fillimisht ka shtuar se ka qenë javë e qetë edhe përkundër disa rasteve të njohura tashmë.

Ai ka numruar edhe rastet që kanë ndodhur si: 3 raste të vjedhjeve në fshatin Vraniq, 1 vrasje ne fshatin Maçitevë, 1 zjarrvënje në Studençan, 1 rast mashtrimi, 1 raportim I rrejshëm dhe 2 raste armëmbajtje pa leje.

Ndërsa përfaqsuesi I OSBE-së dhe ai I LMT-së, kanë bërë të ditur për aktivitetet që kanë zhvilluar.