Brenda 4 muaje në Suharekë, mbi 20 raste të kanosjes
- 11.10.2021
- 0 komente
Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i kanosjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i kanosjeve.
Kanosje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.
SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e rasteve të kanosjeve të cilat kanë ndodhur në periudhën Qershor – Shtator 2021.
Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se gjatë këtyre katër muajve të fundit në Suharekë kanë ndodhur 22 kanosje.
Gjatë muajit qershor të vitit 2021 ndodhën 8 kanosje, prej tyre 5 në dy javët e para dhe 3 në dy javët e fundit të qershorit, ndërsa në korrik ndodhën 4 kanosje, prej tyre 1 në dy javët e para dhe 3 të tjera në dy javët e fundit, në gusht ndodhën 3 raste të tilla, 1 në dy javët e para dhe 2 në dy javët e fundit të gushtit.
Ndërsa, në shtator ndodhën 7 raste të kanosjes në Suharekë, 3 në dy javët e para dhe 4 në dy javët e fundit të muajit.
Muaji | Nr. i kanosjeve në Suharekë | Nr. i kanosjeve në dy javët e para | Nr. i kanosjeve në dy javët e fundit |
Qershor 2021 | 8 | 5 | 3 |
Korrik 2021 | 4 | 1 | 3 |
Gusht 2021 | 3 | 1 | 2 |
Shtator 2021 | 7 | 3 | 4 |
TOTAL | 22 | 10 | 12 |
Leave a Reply