Brenda 4 muaje mbi 300 vdekje në Komunën e Suharekës

21.07.2021

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për vdekjet në muajt e vitit 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) nga muaji janar 2021 ka filluar me publikimin e të […]

Brenda 4 muaje mbi 300 vdekje në Komunën e Suharekës Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për vdekjet në muajt e vitit 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) nga muaji janar 2021 ka filluar me publikimin e të dhënave preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet dhe Kurorëzimet. Ky është publikimi i parë i këtij lloji dhe bazohet në të dhëna administrative.

SuharekaOnline ka grumbulluar të dhënat nga ASK-ja për vdekjet në Komunën e Suharekës për periudhën kohore Janar-Prill 2021.

Sipas këtyre të dhënave bëhet e ditur se për katër muaj në Komunën e Suharekës janë regjistruar 319 vdekje.

Në muajin janar janë regjistuar 97 vdekje, në shkurt 69 vdekje, në muajin mars 76 vdekje dhe në muajin prill 77 vdekje.

MuajiVendi ku ka ndodhur vdekjaMeshkujFemraTotalVendi i banimit te përhershëm në komunëMeshkujFemraTotal
Janar 2021Suharekë142236Suharekë322961
Shkurt
2021
Suharekë13619Suharekë341650
Mars
2021
Suharekë141327Suharekë222749
Prill
2021
Suharekë161228Suharekë252449
TOTAL575311011396209