Brenda 24 ore në Policinë e Suharekës raportohen dy raste të vjedhjeve – Arrestohet një i dyshuar, disa të tjerë në kërkim
- 18.01.2023

Rastet e vjedhjeve në vendin tonë kohëve të fundit kanë filluar të shënojnë rritje, fenomen ky i cili është mjaft shqetësues për shoqërinë dhe njëkohësisht sfidë për institucionet e shtetit.
Cak i hajdutëve në shumicën e rasteve janë lokalet, marketet, pompat e derivateve, çantat apo kuletat e njerzve në rrugë, po të njejtit synojnë të vjedhin edhe gjësende të mëdha siç janë makinat, shkruan SuharekaOnline.
Gjatë ditës së martë në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar dy raste të vjedhjeve, në dy raste të ndara.
Sipas policisë bëhet e ditur se në Suharekë nga persona ende të panjohur është vjedhur një veturë me targa vendore.
“Suharekë 17.01.2023 – . Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur automjeti i tij me targa vendore. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.” thuhet në njoftimin e policisë.
Poashtu, policia njofton se gjatë ditës së martë kanë arrestuar një person pasi që i njejti dyshohet se ka kryer vjedhje në një market dhe ka sulmuar fizikisht dy punëtor të sigurimit.
“Suharekë 17.01.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer vjedhje në një market dhe pastaj ka sulmuar fizikisht dy punëtor të sigurimit meshkuj kosovarë. I dyshuari dhe dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet tutje në njoftim.