Brena dy jave në Suharekë, 7 aksidente, 6 vjedhje, 7 kanosje…

20.05.2021

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Poashtu edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se në 14 ditët e kaluara në Suharekë kanë […]

Brena dy jave në Suharekë, 7 aksidente, 6 vjedhje, 7 kanosje… Foto: Ilustrim

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Poashtu edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se në 14 ditët e kaluara në Suharekë kanë ndodhur 7 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline.

Ndër tjerash, Sylaj ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës në dy javët që lamë pas kanë ndodhur edhe 6 vjedhje, 7 kanosje, 5 raste të lëndimeve trupore, 4 raste të dhunës në familje, 1 rast i fotografimit të paautorizuar, 1 rast i blerjes së gjësendeve të vjedhura, 5 raste të dëmtimit të pronës, 1 rast i armëmbatjes pa leje, 1 rast i gjetjes së mjeteve të pashpërthyera, 1 rast i përdorimit të narkotikëve, 1 rast i ngacmimit, 2 raste të shpërthimit të zjarrit, 1 rast i lëndimit aksidental dhe 1 rast i lajmërimit të rrejshëm.

Kapiteni Sylaj gjithashtu bëri të ditur se janë shqiptuar 254 tiketa anti-Covid dhe 216 tiketa për kundërvajtje në trafik në dy javët e fundit.