Bllacë, hajnat vjedhin kasafortën me para dhe stoli ari

01.08.2021

Një rast i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur të shtunën në fshatin Bllacë të Suharekës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rreth orës 02:55 viktima mashkull  kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij. Sipas vikitimë ata kishin arritur të vjedhin një […]

Bllacë, hajnat vjedhin kasafortën me para dhe stoli ari Foto: Ilustrim

Një rast i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur të shtunën në fshatin Bllacë të Suharekës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rreth orës 02:55 viktima mashkull  kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij.

Sipas vikitimë ata kishin arritur të vjedhin një kasafortë në të cilën kishte pas stoli ari dhe para të gatshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.