Bllacë, 36 vjeçari lëndohet në vendin e punës, bie në kontakt me rrymën

18.08.2022

Sipas Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një 36-vjeçar është dërguar në emergjencë pasi kishte nevojë për ndihmë mjekësore si pasojë e kontaktit me rrymën. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur teksa viktima po punonte punë ndërtimore në një shtëpi në fshatin Bllacë, por që ende nuk janë të qarta detajet se si […]

Bllacë, 36 vjeçari lëndohet në vendin e punës, bie në kontakt me rrymën Foto: Ilustrim

Sipas Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një 36-vjeçar është dërguar në emergjencë pasi kishte nevojë për ndihmë mjekësore si pasojë e kontaktit me rrymën.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur teksa viktima po punonte punë ndërtimore në një shtëpi në fshatin Bllacë, por që ende nuk janë të qarta detajet se si ka ndodhur rasti.

Fsh. Bllacë, Suharekë 17.08.2022 – 09:34. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohet se derisa ishte duke punuar ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka pësuar lëndime. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.