Bie numri në vetëm 4 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

12.09.2022

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 241 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 4 raste aktive me COVID-19, ku fatmirësisht dje nuk u regjistrua asnjë rast […]

Bie numri në vetëm 4 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: SuharekaOnline

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 241 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 4 raste aktive me COVID-19, ku fatmirësisht dje nuk u regjistrua asnjë rast i ri me këtë virus në komunën tonë, kurse janë shëruar dy qytetarë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 72 qytetarë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 2, Mitrovicë 2, Istog 1, Fushë Kosovë 1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 26, Skenderaj 9, Lipjan 7, Pejë 6, Istog 5, Obiliq 3, Gllogoc 2, Gjilan 2, Ferizaj 2, Suharekë 2, Podujevë 1, Kamenicë 1, Viti 1, Vushtrri 1, Prizren 1, Gjakovë 1, Fushë Kosovë 1, Klinë 1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268,488.

Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.791 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.060 doza të treta dhe 1,749 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.