Bie numri në 59 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

  • 29.08.2022
Bie numri në 59 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 1 mijë e 685 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 59 raste aktive me COVID-19, ku dje u regjistrua një rast i ri me këtë virus në komunën tonë, kurse janë shëruar 24 qytetarë.


Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 89 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 302 qytetarë.


Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 19, Fushë Kosovë 18, Mitrovicë 11, Gllogoc 6, Istog 6, Skenderaj 6, Malishevë 6, Deçan 3, Vushtrri 2, Obiliq 2, Lipjan 2, Dragash 1, Viti 1, Prizren 1, Klinë 1, Suharekë 1, Gjakovë 1, Shtime 1, Ferizaj 1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 57, Prizren 37, Pejë 35, Suharekë 24, Gjakovë 21, Lipjan 18, Gjilan 16, Ferizaj 12, Fushë Kosovë 12, Podujevë 11, Mitrovicë 10, Kamenicë 9, Istog 7, Gllogoc 7, Malishevë 5, Shtime 4, Kaçanik 3, Viti 3, Hani i Elezit 2, Klinë 2, Rahovec 2, Kllokot 1, Obiliq 1, Skenderaj 1, Vushtrri 1, Deçan 1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 266,273.

Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.492 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.487 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.985 doza të treta dhe 1,702 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë