Bie numri i rasteve pozitive me COVID-19, në Suharekë vetëm 54 raste aktive

06.05.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline. Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, […]

Bie numri i rasteve pozitive me COVID-19, në Suharekë vetëm 54 raste aktive Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline.

Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, duke e krahasuar me muajt e kaluar, ku aktualisht në komunë janë 54 raste pozitive me COVID-19.

Në mbledhjen e sigurisë komunale nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka ka bërë të ditur se që nga marsi i vitit të kaluar deri më tani në Suharekë janë konfimruar 1,573 raste pozitive, prej tyre 1,443 janë shëruar dhe fatkeqësisht 76 të tjerë e kanë humbur betejën me COVID-19.

Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Rikujtojmë se në muajin prill të këtij viti në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 153 raste poztive me COVID-19 dhe janë regjistruar 9 viktima të moshave të ndryshme nga ky virus.