Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Suharekë

02.08.2022

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 9 mijë e 464 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 163 raste aktive me COVID-19, dje u regjistruan 6 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar 28 qytetarë. […]

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 9 mijë e 464 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 163 raste aktive me COVID-19, dje u regjistruan 6 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar 28 qytetarë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 513 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 975 qytetarë, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  140, Mitrovicë  50, Gjilan  42, Podujevë  40, Ferizaj  35, Gjakovë  34, Gllogoc  27, Fushë Kosovë  27, Prizren  17, Pejë  16, Vushtrri  14, Lipjan  14, Malishevë  11, Deçan  9, Rahovec  8, Suharekë  6, Obiliq  6, Istog  5, Viti  5, Shtime  3, Graçanicë  2, Kaçanik 1 dhe Skenderaj 1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë  303, Gjilan  81, Prizren  76, Mitrovicë  70, Skenderaj  52, Istog  37, Podujevë  36, Pejë  35, Rahovec  34, Fushë Kosovë  30, Gjakovë  29, Suharekë  28, Gllogoc  24, Ferizaj  22, Obiliq  17, Dragash  15, Vushtrri  14, Lipjan  13, Shtime  13, Malishevë  12, Kamenicë  10, Deçan  7, Klinë  6, Viti  5, Kaçanik  2, Junik  2, Hani i Elezit  1, Novobërdë 1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 242,108, që nga fillimi i pandemisë e deri tani kanë vdekur 3,171 persona, ndërsa deri tani janë konfirmuar gjithsej 254,743 raste pozitive dhe janë kryer 1,916,760 teste.

Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.256 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 824.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.608 doza të treta dhe 1,356 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.