Bie numri i pensionistëve në Suharekë, të cilët marrin pension bazik të moshës
- 26.01.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022.
Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës.
Çfarë është pensioni bazik i moshës?
Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj.
Pensioni bazik i moshës iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeçare.
Sipas të dhënave të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë muajit dhjetor të vitit 2022 në Komunën e Suharekës përfitues nga skema e pensioneve bazike kanë qenë 4.586 persona.
Rikujtojmë se në muajin nëntor 2022, në Komunën e Suharekës ishin regjistruar 4.588 persona të cilët kanë marr pension bazik të moshës.
Muaji, viti | Nr. i personave që kanë marr pension bazik të moshës (65) |
Janar, 2022 | 4.623 |
Shkurt, 2022 | 4.617 |
Mars, 2022 | 4.631 |
Prill, 2022 | 4.651 |
Maj, 2022 | 4.671 |
Qershor, 2022 | 4.702 |
Korrik, 2022 | 4.725 |
Gusht, 2022 | 4.174 |
Shtator, 2022 | 4.493 |
Tetor, 2022 | 4.554 |
Nëntor, 2022 | 4.588 |
Dhjetor, 2022 | 4.586 |