Bie numri i pensionistëve në Suharekë, të cilët marrin pension bazik të moshës
- 06.03.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin janar 2023.
Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës.
Çfarë është pensioni bazik i moshës?
Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj.
Pensioni bazik i moshës iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeçare.
Sipas të dhënave të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë muajit janar 2023 në Komunën e Suharekës përfitues nga skema e pensioneve bazike kanë qenë 4.485 persona.
Rikujtojmë se në janar të vitit 2022 në Komunën e Suharekës numri i personave që kishin përfituar pension bazik të moshës kishte qenë 4.623.
Nr. i personave që kanë përfituar pension bazik të moshës, janar 2022- Suharekë | Nr. i personave që kanë përfituar pension bazik të moshës, janar 2023- Suharekë |
4.623 | 4.485 |