Betohen 31 asambleistët e Kuvendit Komunal të Suharekës

26.11.2021

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale për kryetar komune si dhe për kuvend komunal, i hapet rruga procesit të konstituimit të institucioneve. Si rrjedhojë e kësaj, kryetari i rizgjedhur i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sipas mandatit ligjor që është i përcaktuar me Ligjin Nr.03/L-040 për vetëqeverisje lokale, konkretisht në mbështetje të nenin […]

Betohen 31 asambleistët e Kuvendit Komunal të Suharekës Foto: Ilustrim

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale për kryetar komune si dhe për kuvend komunal, i hapet rruga procesit të konstituimit të institucioneve.

Si rrjedhojë e kësaj, kryetari i rizgjedhur i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sipas mandatit ligjor që është i përcaktuar me Ligjin Nr.03/L-040 për vetëqeverisje lokale, konkretisht në mbështetje të nenin 42, paragrafi 2, ka vendosur që për daten 26.11.2021, duke filluar nga ora 10:00, ta thërret mbledhjen inaguruese të Kuvendit te Komunës së Suharekës.

Mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Suharekës filloi sot nga ora 10:00, ku janë betuar 31 asambleistët e rinj.

Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Suharekëss.