Banorët e një lagje në Bllacë thonë se po rrezikohen nga një shtyllë elektrike

26.11.2022

Ka vite që KEDS është duke punuar në rregullimin e infrastrukturës energjetike duke ndërruar dhe përforcuar shtylla, izolatorë e pajisje përcjellëse. Por të pakënaqur me shërbimet e KEDS-it në këtë drejtim ndjehen banorët e rrugës “Aulona” e cila kyçet me rrugën “Shaban Iballi” në Bllacë, raporton SuharekaOnline. Një shtyllë prej druri e cila furnizon disa shtëpi […]

Banorët e një lagje në Bllacë thonë se po rrezikohen nga një shtyllë elektrike Foto: Ilustrim

Ka vite që KEDS është duke punuar në rregullimin e infrastrukturës energjetike duke ndërruar dhe përforcuar shtylla, izolatorë e pajisje përcjellëse.

Por të pakënaqur me shërbimet e KEDS-it në këtë drejtim ndjehen banorët e rrugës “Aulona” e cila kyçet me rrugën “Shaban Iballi” në Bllacë, raporton SuharekaOnline.

Një shtyllë prej druri e cila furnizon disa shtëpi me energji elektrike ka ngritur shqetësim tek banorët e asaj zone.

Banori i cili e ka raportuar rastin në redaksinë e SuharekaOnline bën të ditur se shtylla ndodhet në oborrin e tij dhe se i njejti e ka raportuar rastin në KEDS, por ai thotë se ka tash e një vit që nuk është ndërmarrë ndonjë masë për rregullimin e shtyllës e cila konsiderohet e rrezikshme për banorët.

Poashtu, ankuesi theksoi që për këtë rast përveç KEDS-it është lajmëruar edhe Policia e Kosovës në Suharekë.

Banorët e kësaj zone kërkojnë që rasti të merret më seriozisht sepse në çdo moment rrezikon të rrëzohet dhe të shkaktojë rrezik për qytetarët.