Banorët e fshatit Gjinoc të shqetësuar për gjendjen e përrockës në rrugën “Lushnja”, kërkojnë nga komuna të marrin masat e nevojshme

21.11.2022

Reshjet e vazhdueshme të shiut të cilat kanë filluar në mbrëmjen e së shtunës kanë shkaktuar dëme materiale në disa komuna të Kosovës. Në Komunën e Suharekës sa i përketë reshjeve atmosferike të shiut nuk është se ka pasur ndonjë gjendje të rënduar, gjendja në këtë komunë ka qenë e qetë dhe stabile.Mirëpo, banorët e […]

Banorët e fshatit Gjinoc të shqetësuar për gjendjen e përrockës në rrugën “Lushnja”, kërkojnë nga komuna të marrin masat e nevojshme Foto: Ilustrim

Reshjet e vazhdueshme të shiut të cilat kanë filluar në mbrëmjen e së shtunës kanë shkaktuar dëme materiale në disa komuna të Kosovës.

Në Komunën e Suharekës sa i përketë reshjeve atmosferike të shiut nuk është se ka pasur ndonjë gjendje të rënduar, gjendja në këtë komunë ka qenë e qetë dhe stabile.
Mirëpo, banorët e fshatit Gjinoc në rrugën “Lushnja” dhe “Mbreti Agron” ku përshihen tri lagje si ajo Haziraj, Zenelaj dhe Haxhiaj janë të shqetësuar me gjendjen e një përrocke e cila rrezikon shtëpitë dhe banorët e kësaj zone sa herë që ka reshje shiu.
Sipas disa banorëve të cilët shqetësimin e tyre e kanë raportuar tek SuharekaOnline tregojnë se vite më parë ky problem nuk ka qenë pasi që uji i krijuar nga reshjet atmosferike ka rrjedhur në një kahje tjetër, por me ndërtimin e shtëpive afër përrockës ata thojnë se ajo ka ndërruar kahje dhe se tash të njejtit po rrezikohen që të vërshohen nga uji i reshjeve të shiut.

Banorët e kësaj zone po shprehen të shqetësuar pasi që në gusht të vitit 2018, kjo zonë ishte e përmbytur nga uji i reshjeve atmosferike, ku edhe ka shkaktuar dëme të mëdha në shtëpitë e tyre.
Banorët e fshatit Gjinoc, rruga “Mbreti Agron” dhe “Lushnja” kërkojnë nga Komuna e Suharekës dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike në Suharekë që të merren masat e nevojshme për këtë problem.