Bali Muharremaj zgjedhet anëtar i bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës

05.04.2022

Në Kuvendin e Përgjithshëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës që është mbajtur sot, e që është udhëhequr nga kryetari i deritashëm i AKK-së, Imri Ahmeti, është zgjedhur Bordi dhe Kryetari i ri për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Në këtë takim, me shumicë votash dhe në bazë të formulës sipas Statutit të AKK-sê bazuar në […]

Bali Muharremaj zgjedhet anëtar i bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës Foto: Ilustrim

Në Kuvendin e Përgjithshëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës që është mbajtur sot, e që është udhëhequr nga kryetari i deritashëm i AKK-së, Imri Ahmeti, është zgjedhur Bordi dhe Kryetari i ri për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Në këtë takim, me shumicë votash dhe në bazë të formulës sipas Statutit të AKK-sê bazuar në zgjedhjet lokale të vitit 2021, kryetari i ri i Asociacionit të Komunave të Kosovës është zgjedhur Agim Aliu – Kryetar i Komunës së Ferizajit ndërsa Nënkryetar u zgjodh Imri Ahmeti – Kryetar i Komunës së Lipjanit.

Poashtu anëtarë të Bordit u zgjodhën: Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kryetari i Komunës së Prizrenit, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryetari i Komunës së Parteshit.

Poashtu Kuvendi i Përgjithshëm i Asociacionit të Komunave të Kosovës me shumicë votash ka aprovuar raportet vjetore të vitit 2021 dhe planet për vitin 2022.

Në këtë takim të Kuvendit janë diskutuar edhe tema të lobimit në interes të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës.