Muharremaj telefonon Ramosajn, Suhareka e gatshme ti ofrojë ndihmë Deçanit

13.07.2021

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, pas situatës së krijuar nga helmimet në Deçan e ka telefonuar kryetarin Bashkim Ramosaj. “Jemi duke e përcjellur me shqetësim gjendjen në Komunën e Deçanit rreth situates së krijuar nga helmimet”. “E kam kontaktuar kryetarin Bashkim Ramosaj, i cili po qëndron tërë kohën afër qytetarëve dhe personelit shëndetësor. […]

Muharremaj telefonon Ramosajn, Suhareka e gatshme ti ofrojë ndihmë Deçanit Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, pas situatës së krijuar nga helmimet në Deçan e ka telefonuar kryetarin Bashkim Ramosaj.

“Jemi duke e përcjellur me shqetësim gjendjen në Komunën e Deçanit rreth situates së krijuar nga helmimet”.

“E kam kontaktuar kryetarin Bashkim Ramosaj, i cili po qëndron tërë kohën afër qytetarëve dhe personelit shëndetësor. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku konsiderohet e rëndësishme. Shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari Muharremaj.

Deri më tani dy qytetarë kanë humbur jetën derisa mbi 800 të tjerë janë helmuar në Deçan. Raportet e deritashme, thonë se deri te kjo erdhi si pasojë e helmimit nga uji i pijes.

Vetëm në 24 orët e fundit, 164 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, sipas drejtorit të QKMF-së atje, Selmon Berisha.