Bajselmani: Në shkollat e Komunës së Suharekës janë 60 fëmijë me nevoja të veçanta arsimore

07.11.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës ka njoftuar se nga data 25.11.2022 do të hapet konkursi për plotësimin e tri vendeve të lira të punës, në pozitën asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në këto shkolla të Komunës së Suharekës: Mirëpo, a e dim se cilat janë nevojat e veçanta […]

Bajselmani: Në shkollat e Komunës së Suharekës janë 60 fëmijë me nevoja të veçanta arsimore Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës ka njoftuar se nga data 25.11.2022 do të hapet konkursi për plotësimin e tri vendeve të lira të punës, në pozitën asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në këto shkolla të Komunës së Suharekës:

  1. SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël
  2. SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq
  3. SHFMU “Migjeni” në Gjinoc

Mirëpo, a e dim se cilat janë nevojat e veçanta arsimore dhe çfarë do të thotë nevojë e veçantë arsimore?

Nevojat e veçanta arsimore

Një fëmijë ka nevoja të veçanta arsimore nëse ka një aftësi të kufizuar në të mësuar ose paaftësi që e bën të vështirë për të mësuar dhe ato nuk zhvillohen në të njëjtën mënyrë si fëmijët e moshës së tyre. Ata mund të kenë probleme me punën në shkollë, komunikimin ose sjelljen. Prindërit mund të marrin ndihmë dhe këshilla nga specialistë, mësues dhe organizata vullnetare.

Çfarë do të thotë nevojë e veçantë arsimore?

‘Nevojat e veçanta arsimore’ është një përkufizim ligjor dhe i referohet fëmijëve me aftësi të kufizuara në të mësuar ose me aftësi të kufizuara që e bëjnë më të vështirë për të mësuar sesa shumica e fëmijëve të së njëjtës moshë. Ata janë fëmijë që kërkojnë ndihma të veçanta dhe burime që fëmijët e tjerë nuk u kërkojnë në mënyrë që të rrisin aftësitë e tyre individuale.

Pas njoftimit të DKA-Suharekë për hapjen e një konkursi për asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta i cili do të fillojë nga data 25 nëntor e këtij viti dhe afati i aplikimit do të jetë i hapur deri më 09.12.2022, SuharekaOnline ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmanin i cili ka bërë të ditur se Komuna e Suharekës ka gjithsej 60 fëmijë me nevoja të veçanta arsimore.

Bajselmani për SuharekaOnline ka thënë se gjendja për këtë kategori në shkollat e Komunës së Suharekës nuk është mjaft e mirë pasiqë ka mungesë të kuadrove profesionale dhe se konkursi i njejtë është duke u përseritur për të tretën herë. Por pavarësisht kësaj ai ka treguar se tashmë janë 3 asistent/e në proces diplomimi në një program të veçantë nga ministria i cili është i nevojshëm.

Poashtu, SuharekaOnline ka siguruar një regjistër të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e Komunës së Suharekës.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka bërë të ditur se në vitin e kaluar në shkollat e Komunës së Suharekës kanë qenë 71 fëmijë me nevoja të veçanta arsimore.