Bajselmani: Drejtorët e shkollave të Suharekës të gatshëm për fillimin e vitit shkollor, por kjo varet nga greva

31.08.2022

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj gjatë ditës së sotme në një konferencë për media ka bërë të ditur se nesër nuk do të ketë mësim dhe se greva do të vazhdoj. “Nesër është 1 shtatori dhe po të kishim angazhim të sinqertë të shtetit tonë nesër do të kishim fillim të vitit shkollor, por fatkeqësisht […]

Bajselmani: Drejtorët e shkollave të Suharekës të gatshëm për fillimin e vitit shkollor, por kjo varet nga greva Foto: Ilustrim

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj gjatë ditës së sotme në një konferencë për media ka bërë të ditur se nesër nuk do të ketë mësim dhe se greva do të vazhdoj.

“Nesër është 1 shtatori dhe po të kishim angazhim të sinqertë të shtetit tonë nesër do të kishim fillim të vitit shkollor, por fatkeqësisht pasi që mungon dialogu greva do të vazhdoj kjo do të thotë që edhe nesër punëtorët e arsimit do të jenë në grevë dhe ajo do të vazhdoj edhe më tutje derisa qeveria të filloj realizimin e kërkesave tona”, tha Jasharaj.

Ndërkaq, sot Drejtoria e Arsimit në Komunën e Suharekës ka mbajtur një takim me drejtorët e shkollave në komunën tonë, ku u diskutua rreth fillimit të vitit të ri shkollor.

Drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka bërë të ditur se DKA ka bërë të gjitha përgatitjet që procesi mësimor të fillojë më 1 shtator.

Po ashtu, Bajselmani ka thënë se sot janë deklaruar të gjithë drejtorët se janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023.

Megjithatë, ai shtoi se për fillimin e mësimit varet nga greva.

Gjithashtu, drejtori Bajselmani ka uruar që të gjindet marrëveshje mes SBASHK-ut dhe MASHTI-t.

Ndryshe, kryetari i SBASHK-ut derisa ka bërë të ditur se nesër nuk do të ketë mësim pasi që do të vazhdojë, u ka bërë thirrje prindërve dhe nxënësve që t’i mirëkuptojnë, derisa u bëri lutje prindërve që fëmijët nesër mos t’i dërgojnë në shkolla.

“Apeli im edhe njëherë është që për hir të sigurisë së nxënësve, ata të mbesin në shtëpi dhe nëse do të kemi informacione që dikush do të tentoi të ushtroi presion ndaj grevistëve do ta informojmë Policinë e Kosovës që ajo të intervenojë”, tha Jasharaj.