Babai suharekas e denoncon djalin për dhunë në familje, i dyshuari ende në arrati
- 15.03.2023

Rastet e dhunës në familje kanë marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë dhe janë bërë sfiduese për institucionet e vendit.
Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës dërguar mediave.
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje rreth orës 11:00 në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
Një burrë ka deklaruar se djali i tij ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe disa personave të tjerënë familje.
Sipas Policisë i dyshuari nuk është arrestuar dhe gjendet ende në arrati, ndërsa tregojnë se rasti në fjalë është duke u hetuar.
Suharekë 14.03.2023 – 11:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe personave të tjerë. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.