Avokatja e AgroKosova Holding: Një muaj më parë kemi kërkuar të lirohemi nga Spin-off special

04.02.2022

E ftuar në Interaktiv të KTV-së, avokatja e cila që 12 vite e përfaqëson AgroKosova Holding, Shpresa Berisha-Rexhepi, ka bërë të ditur se asokohe kur është lidhur marrëveshja e zotimit AKP nuk ka ekzistuar, ka qenë AKM, agjenci e mirëbesimit dhe ka qenë palë kontraktuese me blerësit, në këtë rast QMI dhe Group Vinicolo Fantinel. […]

Avokatja e AgroKosova Holding: Një muaj më parë kemi kërkuar të lirohemi nga Spin-off special Foto: Ilustrim

E ftuar në Interaktiv të KTV-së, avokatja e cila që 12 vite e përfaqëson AgroKosova Holding, Shpresa Berisha-Rexhepi, ka bërë të ditur se asokohe kur është lidhur marrëveshja e zotimit AKP nuk ka ekzistuar, ka qenë AKM, agjenci e mirëbesimit dhe ka qenë palë kontraktuese me blerësit, në këtë rast QMI dhe Group Vinicolo Fantinel.

Veprimet e AKP-së, avokatja Shpresa Berisha-Rexhepi thotë se janë bërë pa dijeninë e tyre ku dy ditë më parë pa ndonjë telefonatë, pa ndonjë shkresë dhe pa përgjigje në parashtresën e tyre, janë marrë vendimet e AKP-së.

Sipas saj rreth një muaj më parë ata kanë kërkuar nga AKP që të lirohen nga spin-off special ose para lirimit të bëhet një auditim, por që nuk kanë marrë përgjigje në këtë parashtresë.

Tutje Berisha-Rexhepi ka thënë se vendimet e AKP-së janë të kundërligjshme dhe arbitrare ngase bordi i drejtorëve i ka kaluar kompetencat e veta me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore apo dëmit të shkaktuar.

Sa i përket arsyetimeve të AKP-së për mos përmbushje të zotimeve nga ana e AgroKosova Holding, avokatja Berisha-Rexhepi ka thënë se bordi flet me shifrat e auditimit të vitit 2015 ndërsa sot ne jemi në vitin 2022.