Auditori për Komunën e Suharekës: Dobësi në subvencionim të OJQ-ve, keqklafisikim i shpenzimeve, pranim i faturave pa raport të shërbimit të kryer…

28.06.2022

Keqklasifikimi i shpenzimeve në kategori ekonomike Çështjet që ndikojnë në opinionin e auditimit, Keqklasifikimi i shpenzimeve në kategori ekonomike Gjetja si në vijim: Neni 18, paragrafi 3, i Rregullës Financiare Nr. 01/2013/MF “Mbi shpenzimin e parasë publike”, përcakton se shpenzimet duhet të kenë kodet adekuate të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ për planin kontabël. Bazuar në […]

Auditori për Komunën e Suharekës: Dobësi në subvencionim të OJQ-ve, keqklafisikim i shpenzimeve, pranim i faturave pa raport të shërbimit të kryer… Foto: Ilustrim

Keqklasifikimi i shpenzimeve në kategori ekonomike

Çështjet që ndikojnë në opinionin e auditimit, Keqklasifikimi i shpenzimeve në kategori ekonomike

Gjetja si në vijim: Neni 18, paragrafi 3, i Rregullës Financiare Nr. 01/2013/MF “Mbi shpenzimin e parasë publike”, përcakton se shpenzimet duhet të kenë kodet adekuate të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ për planin kontabël.

Bazuar në testet e kryera rezulton se kishte raste të klasifikimit jo të duhur të shpenzimeve si në vijim:
Shpenzimet për softuer, fotokopje dhe tavolina, në shumën 25,000€, ishin regjistruar në kategorinë mallra & shërbime në vend që të klasifikohen në kategorinë e investimeve kapitale;
Shpenzimet për projektin “Mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve nga bora”, në shumën 65,000€, ishin regjistruar në kategorinë e investimeve kapitale në vend që të klasifikohen tek mallra & shërbime;
Shpenzimet për projektin “Ndërtimi i serave për fermerë”, në shumën 61,780€, ishin regjistruar në kategorinë e investimeve kapitale në kodin ekonomik investime në vijim, në vend që të klasifikohen tek subvencione & transfere, dhe;
Shpenzimet për projektin “Rregullimi dhe ndërtimi i shtallave për bagëti të fermerëve”, në shumën 58,271€, ishin regjistruar në kategorinë e investimeve kapitale në kodin ekonomik investime në vijim, në vend që të klasifikohen tek subvencione & transfere.

Keqklasifikimet kishin ndodhur për shkak se këto shpenzime ishin planifikuar dhe buxhetuar gabimisht.

Klasifikimet ekonomike jo të sakta prezantojnë pamje jo të drejtë të shpenzimeve në pasqyra financiare, duke mbivlerësuar/ nënvlerësuar kategorinë ekonomike të shpenzimit, dhe nuk pasqyrojnë drejtë informacionet për kategoritë përkatëse të shpenzimeve.

Prezantimi/shpalosja jo e saktë e detyrimeve kontingjente në PFV

Sipas Rregullores MF nr. 01/2017, Neni 3 1.1. Detyrim kontingjent – është një detyrim i cili materializohet vetëm pas ndodhjes së disa ngjarjeve të caktuara në të ardhmen; dhe Neni 18 Organizatat buxhetore në harmoni LMFPP-në raportojnë të gjitha detyrimet kontigjente.

Në raportin vjetor financiar ishin shpalosur detyrime kontingjente në shumë 509,356€, mirëpo kjo shumë është e pasaktë për shkak të përfshirjes edhe të dy rasteve të përfunduara (22,560€ dhe 44,125€), që rezulton me mbivlerësim të detyrimeve kontigjente për 66,685€.

Përfshirja e detyrimeve që janë të ekzekutuara tek shpalosja e detyrimeve kontingjente ka rrjedhur si rezultat i mungesës së vëmendjes nga zyrtarët të cilët mbajnë evidencat lidhur më detyrimet kontingjente dhe nga pamjaftueshmëria e kontrollit të brendshëm.

Mos prezantimi i plotë i detyrimeve kontigjente (eventualiteteve), shkakton mbivlerësim/ nënvlerësim të tyre, dhe për pasojë mund të ketë implikime buxhetore për mbulimin e detyrimeve financiare në vitin pasues, në rast të humbjes së këtyre kontesteve

Mangësi në procesin e vlerësimit të aplikacioneve për subvencionimin e OJQ-ve

Sipas nenit 20 pika 3.1 të Rregullores MF nr. 04/2017 – Mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve parashihet që, aplikuesit të ofrojnë dëshmi se kanë kryer të gjitha obligimet tatimore dhe kontributet pensionale sipas legjislacionit në fuqi; ose në rast të ekzistencës së detyrimeve, aplikuesit të ofrojnë një marrëveshje me autoritetet tatimore për përmbushjen e detyrimeve të tilla.

Bazuar në testet e kryera rezulton se, katër OJQ * fituese të subvencioneve janë përzgjedhur pa i plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara si: dëshmitë për kryerjen e obligimeve tatimore dhe pensionale ndaj Administratës Tatimore. Shuma vjetore e këtyre katër përfituesve të subvencioneve në total ishte 20,500€.

Kjo ka ndodhur nga neglizhenca e komisionit të vlerësimit të cilët nuk kanë marrë parasysh kërkesat e rregullores me rastin e vlerësimit dhe ndarjes së subvencioneve dhe transfereve.

Përzgjedhja e përfituesve nga Komisioni vlerësues, pa u përmbushur kriteret e parapara në thirrjen publike, paraqet dëmtim të buxhetit dhe jo transparencë publike.

Pranimi i faturave, pa raport të pranimit për shërbimin e kryer

Rregulla financiare nr. 01/2013 për Shpenzimin e parave publike, në nenin 24 për pranimin dhe pagesën e faturës, ndër të tjera parasheh që të gjitha faturat duhet të pranohen duke zbatuar procedurat e kontrollit të brendshëm për qarkullim të dokumentacionit si: të siguruarit e raportit të pranimit të mallit/ shërbimit nga zyrtari/ komisioni i autorizuar.

Për projektet “Lot 1 – Projektet për parandalimin e vërshimeve në Suharekë dhe Lot 2 – Varrezat e qytetit” dhe “Trajtimi i qenëve endacak” ishin pranuar faturat të listuara në listën e obligimeve, me shumat përkatëse 20,200€ dhe 2,508€, pa u siguruar paraprakisht raporti i pranimit të shërbimit (situacionit) nga të autorizuarit.

Sipas Komunës, pranimi i faturave pa siguruar paraprakisht raport të pranimit të shërbimit (situacionit) nga të autorizuarit është bërë si pasojë e mosfunksionimit të duhur të kontrolleve të brendshme.

Pranimi i faturave pa siguruar paraprakisht raportet e pranimit (situacionet), len hapësirë të pagesave të atyre faturave dhe të keqpërdorimit të parasë publike.

Buxheti final në raport me buxhetin fillestar është rritur për 1,355,574€. Kjo rritje është rezultat i rritjes nga granti qeveritar për 257,120€, bartjes së mjeteve nga të hyrat vetanake në vlerë prej 778,413€, donacioneve të brendshme dhe të jashtme në shumë prej 226, 196€ si dhe të financimi nga huamarrjet në shumë prej 93,845€.

Në vitin 2021 Komuna ka shpenzuar 96% të buxhetit final ose 16,922, 197€, deri sa në vitin paraprak ishte rreth 92%.

RaportiAuditimit_K_SU_2021_Shqip_watermark