Asnjë nxënës dhe mësimdhënës të infektuar me COVID-19 në shkollat e Komunës së Suharekës

08.06.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 javët e fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline. Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, […]

Asnjë nxënës dhe mësimdhënës të infektuar me COVID-19 në shkollat e Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 javët e fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline.

Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, duke e krahasuar me muajt e kaluar.

Po ashtu gjendja me pandeminë COVID-19 është e qetë edhe në shkollat e Komunës së Suharekës. Kështu ka bërë të ditur drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani.

Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka thënë se gjendja është shumë e mirë në të gjitha shkollat, aktualisht nuk ka të infektuar asnjë mësimdhënës po ashtu edhe nxënës.

Drejtori i DKA-Suharekë, Remzi Bajselmani tutje ka thënë se të gjitha shkollat në këtë Komunë punojnë me skenarin A.

Rikujtojmë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste me COVID-19 në tërë Kosovën.