Asistenca sociale deri 150€ në muaj nuk përshtatet me nevojat e familjeve të 2200 qytetarëve nga Suhareka

25.08.2020

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës arrin në rreth 25 mijë. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale, tremujori i dytë 2020”, janë 99 mijë e 712 anëtarë që vazhdojnë të jetojnë vetëm me paratë […]

Asistenca sociale deri 150€ në muaj nuk përshtatet me nevojat e familjeve të 2200 qytetarëve nga Suhareka Foto: Ilustrim

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës arrin në rreth 25 mijë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale, tremujori i dytë 2020”, janë 99 mijë e 712 anëtarë që vazhdojnë të jetojnë vetëm me paratë nga ndihmat sociale.

Shuma mujore e ndihmës sociale e cila iu paguhet familjeve në varfëri ndryshon, duke filluar nga 50 euro deri 150 euro.

Në Komunën e Suharekës janë rreth 480 familje që marrin asistencë sociale me rreth 2200 anëtarë.

150 euro në muaj janë të parapara me ligj asistencë sociale për një familje 15 anëtarëshe, ndërkohë në institucionet e Kosovës janë pagat më të mëdha në rajon.

Për shkak të kushteve të rënda ekonomike, e ndonjëherë edhe detyrimit familjarë, një numër i madh i fëmijëve në vend, bëjnë punë të rënda. Janë rreth 100 fëmijë që kërkojnë lëmoshë rrugëve, edhe pse në Kosovë ndalohet me ligj angazhimi i fëmijëve në aktivitete që dëmtojnë zhvillimin e tyre.

Për këtë organizatat që merren me të drejtat e njeriut thonë se një numër i madh angazhohen në aktivitete të ndryshme në rrugë që dëmtojnë shëndetin psikofizik të tyre.

Ata bëjnë thirrje për shtimin e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre, siç është hapja e më shumë qendrave për strehimin e përkohshëm.

Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale.

Sipas ligjit, këto familje, si pjesë e skemave sociale, marrin një pagesë prej 50 deri në 150 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve.

Në asistencë sociale hyjnë ato familje  që  nuk kanë kurrfar burimi të të ardhurave  për jetë,  në  kategorinë  e parë hynë familjet pa të ardhura  dhe me të sëmur( për këtë vendos  komisioni mjeksor i  MPMS), ndërsa në  kategorinë e dytë,  antarë  të familjës,  që  nuk kanë të ardhura,   nuk punojnë,  janë të  pa aftë për punë  dhe kanë  një fëmijë nën 5 vjet.