Asistenca sociale për 480 familje nga Suhareka e (pa)mjaftueshme vetëm për të mbijetuar

22.08.2020

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës, arrin në rreth 25 mijë, me rreth 110 mijë anëtarë, ku prej tyre 480 familje janë nga Komuna e Suharekës. Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e […]

Asistenca sociale për 480 familje nga Suhareka e (pa)mjaftueshme vetëm për të mbijetuar Foto: SuharekaOnline

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës, arrin në rreth 25 mijë, me rreth 110 mijë anëtarë, ku prej tyre 480 familje janë nga Komuna e Suharekës.

Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale, shkruan SuharekaOnline.

Mirëqenia sociale – shpesh e mbrojtur nga punonjësit socialë, të cilët ndihmojnë ata që kanë nevojë për to – janë programe që përpiqen të eleminojnë ndonjë problem shoqëror: mungesë të kujdesit mjekësor, përfitime për ata që janë në plakje, ndihmë për fëmijët në nevojë dhe prindërit e tyre, dhe në i përgjithshëm për të lehtësuar varfërinë.

Ato plotësojnë boshllëqe kur ndihma dhe bamirësia individuale janë të pamjaftueshme ose mungojnë.

Duke krahasuar periudhat e njëjta të vitit 2018 dhe vitit 2019 me këtë vit vërehet se numri i familjeve me asistencë sociale në Komunën e Suharekës ka pësuar një renie të lehtë, mirëpo prapë shifrat janë shqetësuese duke llogaritur edhe situatën e krijuar nga pandemia.

PrillMajQershor
Familje me asistencë sociale 2020488485479
Familje me asistencë sociale 2019514510511
Familje me asistencë sociale 2018538536535