Asamblea e Suharekës mban seancën e fundit për këtë legjislaturë, miratohet Plani Zhvillimor Komunal

29.10.2021

Me katër pika të rendit të ditës dhe aprovimit të pikës së pestë për miratimin e projektbuxhetit për vitin 2022, edhe kjo seancë është përcjellur me debat. Gjatë kësaj seance pikë kyçe ka qenë miratimi i Planit Zhvillimor Komunal tek e cila asambleistët kanë replikuar dhe kanë kërkuar që e njëjta të bartet në një […]

Asamblea e Suharekës mban seancën e fundit për këtë legjislaturë, miratohet Plani Zhvillimor Komunal Foto: Ilustrim

Me katër pika të rendit të ditës dhe aprovimit të pikës së pestë për miratimin e projektbuxhetit për vitin 2022, edhe kjo seancë është përcjellur me debat.

Gjatë kësaj seance pikë kyçe ka qenë miratimi i Planit Zhvillimor Komunal tek e cila asambleistët kanë replikuar dhe kanë kërkuar që e njëjta të bartet në një seance tjetër.

Megjithatë pas shterrjes së debatit kjo pikë e rendit të ditës ka kaluar me 17 vota për, 9 kundër dhe 3 abstenime.

Plani Hapësinor i Kosovës, Strategjia për Zhvillim Hapësinor, është dokument i planifikimit hapësinor, i përgatitur nga niveli i qeverisjes qendrore për të siguruar zhvillim tëbaraspeshuar dhe të qëndrueshëm për regjionet dhe komunat e Republikës së Kosovës.

Sipas qeverisjes procesi i hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, është bërë në rrethana të përshtatshme, duke marrë parasysh gjendjen ekzistuese, planifikimet hapësinore ekzistuese si dhe një spektër të gjerë të aspekteve që shqetësojnë banorët.