Arsyet pse kryetari Muharremaj dhe kryetarët e tjerë të komunave nuk morën pjesë në takimin e thirrur nga Kurti

31.08.2021

Situata e përkeqësuar me pandeminë COVID-19, ka bërë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të ftojë në takim kryetarët e komunave. Bëhet fjalë për takim urgjent, të cilin shefi i Qeverisë, e ka kërkuar për të diskutuar me kryetarët, rreth pandemisë dhe situatës së krijuar. Mirëpo bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) u […]

Arsyet pse kryetari Muharremaj dhe kryetarët e tjerë të komunave nuk morën pjesë në takimin e thirrur nga Kurti Foto: Ilustrim

Situata e përkeqësuar me pandeminë COVID-19, ka bërë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të ftojë në takim kryetarët e komunave.

Bëhet fjalë për takim urgjent, të cilin shefi i Qeverisë, e ka kërkuar për të diskutuar me kryetarët, rreth pandemisë dhe situatës së krijuar.

Mirëpo bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) u ka kërkuar kryetarëve të komunave që të mos marrin pjesë në takimin urgjent të ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

I kontaktuar nga SuharekaOnline kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka konfirmuar mospjesëmarrjen në takimin e thirrur nga kryeministri Kurti, duke thënë se e zbatoj vendimin e bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ndërsa përmes një njoftimi për media, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka bërë të ditura arsyet e kësaj kërkese për kryetarët e komunave.

Sipas Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, përfaqësuesit e komunave janë larguar nga Komiteti anti-COVID-19.

“Bordi vlerëson se ky veprim i do ta bënte qeverinë që t’i thërriste mendjes që t’i trajtoj Kryetarët e Komunave me më shumë seriozitet në marrjen e vendimeve që prekin komunat.

Poashtu Bordi vlerëson se kjo është edhe mungesë e konsultimit paraprakë për organizimin e takimeve të tilla serioze me kryetarët e Komunave”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i AKK-së:

ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS

VENDIM

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës në mënyrë unanime ka vendosur që Kryetarët e Komunave të mos marrin pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga Kryeministri i Kosovës.

Bordi ka vlerësuar se tek vendim kanë ardhur duke pas parasysh disa nga veprimet e Qeverisë së Kosovës e të cilët kanë qenë të drejtuara kundër pushtetit lokal në Kosovë:

1. Largimi në mënyrë arbitrare i AKK-sē si përfaqësues i Komunave në Komitetin Anti -Covid19;
2. Mos lejimi i shqyrtimit të buxhetit komunal;
3. Mospërgjigjet e ministrive të linjave ndaj kërkesave të Komunave.

Bordi vlerëson se ky veprim do ta bënte qeverinë që t’i thërriste mendjes që t’i trajtoj Kryetarët e Komunave me më shumë seriozitet në marrjen e vendimeve që prekin komunat.

Poashtu Bordi vlerëson se kjo është edhe mungesë e konsultimit paraprakë për organizimin e takimeve të tilla serioze me kryetarët e Komunave.