Arrestohet suharerkasi pasi ofendoi një familjare të tij

11.05.2023

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit. Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës. Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar një […]

Arrestohet suharerkasi pasi ofendoi një familjare të tij Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.

Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se i dyshuari e kishte fyer dhe ofenduar një familjare.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Suharekë 10.05.2023-22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka fyer e ofenduar viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.