Arrestohet suharekasi, ushtroi dhunë psikike dhe fizike ndaj një femre

08.06.2023

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit. Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës. Në Policinë e Kosovës në Suharekë gjatë ditës së mërkurë një femër […]

Arrestohet suharekasi, ushtroi dhunë psikike dhe fizike ndaj një femre Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.

Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Në Policinë e Kosovës në Suharekë gjatë ditës së mërkurë një femër ka raportuar se një familjar i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 10:40.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Suharekë 07.06.2023 – 10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.