Zjarrvënie e qëllimshme në Suharekë, policia i zë në flagrancë, arrestohen dy persona

10.08.2021

Tash e disa ditë shumë komuna të Kosovës janë duke u përballur me zjarre të shumta. Edhe Komuna e Suharekës që nga e diela e kaluar është përballur me zjarre në shumë fshatra, të cilat ditëve të fundit janë lokalizuar dhe janë shuar. Mirëpo sot rreth orës 08:30 ekipi i SuharekaOnline ishte afër vendit të […]

Zjarrvënie e qëllimshme në Suharekë, policia i zë në flagrancë, arrestohen dy persona Foto: Ilustrim

Tash e disa ditë shumë komuna të Kosovës janë duke u përballur me zjarre të shumta.

Edhe Komuna e Suharekës që nga e diela e kaluar është përballur me zjarre në shumë fshatra, të cilat ditëve të fundit janë lokalizuar dhe janë shuar.

Mirëpo sot rreth orës 08:30 ekipi i SuharekaOnline ishte afër vendit të ngjarjes ku u shkaktua një zjarr në Zonën Industriale në Shirokë.

Intervenimi shpejtë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me efikasitet ku janë arrestuar dy persona në flagrancë për zjarrvënie të qëllimshme.

Gjithashtu njësitë e zjarrfikësve lokalizuan zjarrin duke mos lejuar pasoja më të mëdha.