Ardian Shala: Vazhdon katastrofa infrastrukturore, paratë e qytetarëve të Suharekës vazhdojnë të keqpërdoren

06.07.2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega Suharekë njëherit edhe kandidat për kryetar të kësaj komune, Ardian Shala ka reaguar për infrastrukturën në Suharekë. Ai ka thënë se në Komunën e Suharekës është duke vazhduar katastrofa infrastrukturore dhe se paratë e qytetarëve po vazhdojnë të keqpërdoren. “Se paratë e qytetarëve të Komunës sonë, janë […]

Ardian Shala: Vazhdon katastrofa infrastrukturore, paratë e qytetarëve të Suharekës vazhdojnë të keqpërdoren Foto: Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega Suharekë njëherit edhe kandidat për kryetar të kësaj komune, Ardian Shala ka reaguar për infrastrukturën në Suharekë.

Ai ka thënë se në Komunën e Suharekës është duke vazhduar katastrofa infrastrukturore dhe se paratë e qytetarëve po vazhdojnë të keqpërdoren.

“Se paratë e qytetarëve të Komunës sonë, janë keqpërdorur dhe vazhdojnë të keqpërdoren, e argumentojnë edhe këto fotografi të rrugëve në fshatin Greikoc!”, ka shkruar Shala në Facebook.

Po ashtu ai ka përmendur edhe disa rrugë dhe urë në fshatin Greikoc duke thënë se të gjitha duhet të puohen sërish.

“Rruga “Qelë Brahimi” është shtruar këtë vit, dhe ja në çfarë gjendje ka ardhë. Kjo rrugë tani duhet të hiqet, të punohet e sërish të shtrohet. Kështu e gjitha çfarë është bërë është vetëm shkatërrimi i buxhetit të qytetarëve të Komunës sonë”.

“Ura” e ndërtuar pa asnjë kriter ndërtues është dhe vazhdon të mbetet rrezik permanent për qytetarët”, ka shkruar kryetari i LDK-së dega Suharekë.

Po ashtu ai tutje ka shkruar se: “Rruga unazore “Xhemajl Tafaj”, tejet e rëndësishme për banorët e fshatit, nuk është shtruar me kubëza, ndërkaq rrugët e militantëve, në pronë private, tashmë janë të rregulluara”.

“Fshati Greikoc meriton më mirë edhe më shumë, banorët e këtij fshati nuk e meritojnë farsën dhe kamuflimin mediatik”, ka shkruar kandidati për kryetar të Suharekës.