Ardian Shala: Semetishtit të UÇK-së dhe të Ukë Bytyçit i duhet qeverisje e përgjegjshme e profesionale

22.06.2021

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me struktura të LDK-së, ka vizituar qytetarët e Suharekës, respektivisht simpatizantët e kësaj partie. Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku së bashku me struktura e aktivistë të LDK-së pasi bënë nderime pranë varreve të heronjve të Demokracisë Ukë Bytyqit e dy shoqëruesve të tij Bajram Bytyçi e Bafti Bajrami, […]

Ardian Shala: Semetishtit të UÇK-së dhe të Ukë Bytyçit i duhet qeverisje e përgjegjshme e profesionale Foto: Ilustrim

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me struktura të LDK-së, ka vizituar qytetarët e Suharekës, respektivisht simpatizantët e kësaj partie.

Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku së bashku me struktura e aktivistë të LDK-së pasi bënë nderime pranë varreve të heronjve të Demokracisë Ukë Bytyqit e dy shoqëruesve të tij Bajram Bytyçi e Bafti Bajrami, dhe e pranë varreve të Dëshmorëve të Kombit Imer Bytyqi e Skënder Bytyçi në Nishor, u pritën nga qytetarë të shumtë në fshatin Semetisht.

“Gjatë diskutimeve me qytetarët për gjendjen aktuale në Komunën e Suharekës, dominoi tema e domosdosë së ndryshimit të qeverisjes lokale në Suharekë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kandidati për kryetar të Suharekës njëherish edhe kryetar i LDK-së dega Suharekë, Ardian Shala u shpreh se Semetishtit të UÇK-së dhe të Ukë Bytyçit i duhet qeverisje e përgjegjshme dhe profesionale.

Njoftimi i plotë i LDK-së dega Suharekë:

Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku së bashku me struktura e aktivistë të LDK-së pasi bënë nderime pranë varreve të heronjve të Demokracisë Ukë Bytyqit e dy shoqëruesve të tij Bajram Bytyçi e Bafti Bajrami, dhe e pranë varreve të Dëshmorëve të Kombit Imer Bytyqi e Skënder Bytyçi në Nishor, u pritën nga qytetarë të shumtë në fshatin Semetisht.

Gjatë diskutimeve me qytetarët për gjendjen aktuale në Komunën tonë, dominoi tema e domosdosë së ndryshimit të qeverisjes lokale në Therandë!

“Është mision i yni që Therandën e Ukë Bytyçit, t’ia kthejmë LDK-së” , u shpreh veç tjerash Kryetari Lumir Abdixhiku!

Kryetari i degës z. Ardian Shala, u shpreh se Semetishtit të UÇK-së dhe të Ukë Bytyçit i duhet qeverisje e përgjegjshme e profesionale!

Deputeti Zema, foli për konsistencën dhe përgjegjësinë e lartë politike të z.Shala, i cili më së shumti i duhet Therandës për ta qeverisur!