Ardian Shala: Se mashtrimi ka emër, po e vërteton edhe vet shkrimi i sotëm i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj

28.06.2021

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka thënë se këto ditë organizohet Mbrëmja e Maturës dhe dhe secili prej tyre shok shoqe ka dëshirë të jetë prezent, mirëpo, ka nga ata të cilët nuk mund të jenë prezent për shkaqe financiare. Andaj, ai thotë se do të jetë i gatshëm, që nga rroga e tij të […]

Ardian Shala: Se mashtrimi ka emër, po e vërteton edhe vet shkrimi i sotëm i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj Foto: Ilustrim

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka thënë se këto ditë organizohet Mbrëmja e Maturës dhe dhe secili prej tyre shok shoqe ka dëshirë të jetë prezent, mirëpo, ka nga ata të cilët nuk mund të jenë prezent për shkaqe financiare.

Andaj, ai thotë se do të jetë i gatshëm, që nga rroga e tij të ndaj një pjesë për ata që kanë nevojë ta paguajnë pjesën e tyre për pjesëmarrje në Mbrëmjen e Matures.

Poashtu ai ka lutur nxënësit, prindërit e të cilëve qëndrojnë mirë financiarisht, që ti ndihmojnë shoqet dhe shokët e tyre.

E për këtë ka reaguar kryetari i LDK-së dega Suharekë, Ardian Shala.

Pas këtij shkrimi nga ana e kryetarit Muharremaj, Shala ka thënë se mashtrimi ka emër, po e vërteton edhe vet shkrimi i sotëm i kryetarit aktual të komunës sonë.

“Të mundohesh që në mënyrën më klasike të mashtrosh, në fakt t’ia blesh trurin një të riu, në mungesë të paaftësisë për ta bindur atë me vepra e me punë të mira “siç po ka dëshirë ta quaj vetveten” po shihet qartazi dhe nuk do koment se ky njeri “e ka humbur rrugën në oborr.”, ka shkruar Shala në rrjetin social “Facebook”.

“Deklaratat skandaloze të tij s’kanë të ndalur. Pak më parë thoshte se Suhareka ka shëndetësi më të mirë se sa Franca, ndërsa sot thërret nxënësit maturantë që ky do t’ua paguajë mbrëmjen e maturës dhe për këtë, duhet ta thërrasin privatisht në telefon dhe pastaj i’a zgjidh të gjitha problemet”, ka shkruar më tutje kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e LDK-së, Ardian Shala.

Po ashtu ai ka bërë thirrje te maturantët që të mos e shesin ardhmërinë e tyre për disa para që sipas tij janë nga keqpërdorimet e shumta buxhetore të tenderëve.

“Mos e shitni ardhmerinë tuaj për disa para që me siguri janë nga keqpërdorimet e shumta buxhetore të tenderëve. Shumë suksese në rrugëtimin tuaj të mëtejmë, rrugë e cila konsideroj që është më e mira, ajo e të menduarit me kokën tuaj edhe po të jetë më e vështira”, ka shkruar Shala.

Reagimi i plotë i kryetarit të LDK-së dega Suharekë, Ardian Shala:

Se mashtrimi ka emër, po e vërteton edhe vet shkrimi i sotëm i kryetarit aktual të komunës sonë.

Të mundohesh që në mënyrën më klasike të mashtrosh, në fakt t’ia blesh trurin një të riu, në mungesë të paaftësisë për ta bindur atë me vepra e me punë të mira “siç po ka dëshirë ta quaj vetveten” po shihet qartazi dhe nuk do koment se ky njeri “e ka humbur rrugën në oborr.”

Deklaratat skandaloze të tij s’kanë të ndalur.

Pak më parë thoshte se Suhareka ka shëndetësi më të mirë se sa Franca, ndërsa sot thërret nxënësit maturantë që ky do t’ua paguajë mbrëmjen e maturës dhe për këtë, duhet ta thërrasin privatisht në telefon dhe pastaj i’a zgjidh të gjitha problemet.

Maturant të dashur!

Mos e shitni ardhmerinë tuaj për disa para që me siguri janë nga keqpërdorimet e shumta buxhetore të tenderëve.

Shumë suksese në rrugëtimin tuaj të mëtejmë, rrugë e cila konsideroj që është më e mira, ajo e të menduarit me kokën tuaj edhe po të jetë më e vështira.