Ardian Shala mori më së shumti vota nga diaspora, si në nivel lokal ashtu edhe qendror

25.10.2021

Këto fletëvotime nga diaspora janë dërguar përmes postës në KQZ gjatë periudhës kohore 15 shtator deri më 15 tetor, këto fletëvotime për zgjedhjet lokale, të cilat u mbajtën të dielën e 17 tetorit. Ardian Shala prin me votat e diasporës si në nivel lokal ashtu edhe qendror, po ashtu në mesin e dhjetë kandidatëve për […]

Ardian Shala mori më së shumti vota nga diaspora, si në nivel lokal ashtu edhe qendror Foto: Ardian Shala dhe Lumir Abdixhiku / Facebook

Këto fletëvotime nga diaspora janë dërguar përmes postës në KQZ gjatë periudhës kohore 15 shtator deri më 15 tetor, këto fletëvotime për zgjedhjet lokale, të cilat u mbajtën të dielën e 17 tetorit.

Ardian Shala prin me votat e diasporës si në nivel lokal ashtu edhe qendror, po ashtu në mesin e dhjetë kandidatëve për kryetarë komune që kanë fituar më së shumti vota nga diaspora, gjysma e tyre janë kandidatë për kryetar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ardian Shala (LDK) – 711 vota;

Ruzhdi Shehu (LDK) – 446 vota;

Bexhet Xheladini (LDK) -359 vota;

Agron Kuçi (AAK) – 332 vota;

Gazmend Muhaxheri (LDK) – 331 vota;

Bali Muharremaj (AAK) – 307 vota;

Bekim Azizi (PDK) – 289 vota;

Mimoza Kusari-Lila (LVV) – 289 vota;

Bashkim Ramosaj (AAK) – 235 vota;

Arben Vitia (LVV) – 231 vota;

Ilir Ferati (LDK) – 231 vota;

Suharekë

Ardian Shala nga LDK-ja ka marrë 711 vota nga diaspora, pastaj Bali Muharremaj nga AAK-ja me 307 vota. Salih Zyba i LVV-së, 147 vota dhe Murtez Zekolli – PDK, 61 vota.