Ardian Shala: Kosova nuk mund të rrezikohet për shkak të interesave të një grupi të caktuar politik

02.03.2020

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Kurti për largimin e taksës, deputetët kanë treguar arsyet se a duhet larguar apo jo taksa. Në fjalën e tij deputeti i LDK’së nga Suhareka, Dr.Ardian Shala ka thënë se Kosova edhe 20 vite pas luftës, 12 vite pas shpalljes […]

Ardian Shala: Kosova nuk mund të rrezikohet për shkak të interesave të një grupi të caktuar politik Foto: Ilustrim

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Kurti për largimin e taksës, deputetët kanë treguar arsyet se a duhet larguar apo jo taksa.

Në fjalën e tij deputeti i LDK’së nga Suhareka, Dr.Ardian Shala ka thënë se Kosova edhe 20 vite pas luftës, 12 vite pas shpalljes së pavarësisë nuk është në gjendjen që do ta dëshironim secili. Mirëqenia e qytetarëve tanë nuk është e kënaqshme po ashtu. Ata çdo dite e më shumë po e braktisin Kosovën dhe kjo fal politkës e cila nuk ka arritur të krijoj një ambient të jetueshëm dhe prosperues për ta.

Interes bazik nacional të nderuar kolegë deputetë, është të krijojmë shpresë dhe perspektivë për një jetë më të dinjitetshme, një zhvillim ekonomik më të hovshëm, me shumë vende pune, siguri më të madhe për qytetarët tanë, ka shtuar Shala.

Ai ka shtuar se është e lehtë të flasësh prej një pozicioni të jetës luksoze, të cilën shumë pak njerëz në Kosove e kanë. Është e papranueshme dhe e pandershme të insistohet me falso-kauza, siç qe ajo e demarkacionit, vetëm e vetëm për mbijetesë politike, të bllokohet nje proces nacional, duke e ditur mirë që patjetër duhet kaluar nëpër të, siç edhe patën kaluar edhe vet ata që fillimisht e kundërshtuan e që i kushtoi popullit me izolim, varfërimin dhe emigrim te vazhdueshëm.

Është më e nevojshme se kurrë, të ketë guxim politik për të zgjidhur problemet madhore të cilat direkt ndikojnë në jetën e qytetareve dhe kjo mund të bëhet vetëm me dialog. Nuk mund ta rrezikojme Kosovën për shkak të interesave të një grupi të caktuar politik.

Duke qenë shtet kemi mekanizmat shtetëror të cilët vëhen në lëvizje sipas nevojave dhe ineresave nacionale. Ndërkaq temat nacionale duhet të trajtohen me maturi dhe kujdes maksimal, të ruhet me fanatizëm interesi nacional, duke mos harruar asnjëherë pasojat e  secilit vendim dhe veprim politik e diplomatik që ndërmerret. Duke pasur parasysh sjelljen destruktive të Serbisë, si: moszbatimi i marrëveshjeve të arritura, fushata e tyre në vende të ndryshme të botës për ç’njohje të Pavarësisë së Kosovës ,atë kohë vendosja e tarifës është vlerësuar nga shumica e spektrit politik si masë e duhur kundrejt kësaj politike të Serbisë.

Konsideroj që ky efekt është arritur dhe tani thirrjen serioze të miqve tanë ndërkombëtar që tarifa duhet hequr për ti hap rrugë bisedimeve, në mënyrë që Serbia mos të ketë me alibin e viktimes shkaku i kësaj tarife, duhet ta marrim me përgjegjësi.

Jam i bindur që me gjithë efektin e vet, tarifa nuk është mjet i kohës që e bind Serbinë për ta njohur Kosovën. Është dialogu i mbështetur nga SHBA dhe BE të cilat kanë fuqinë garantuese të bindin Serbinë ta njoh Kosovën si shtet. Duhet të jemi më shumë bashkëveprues, të koordinuar dhe të përgjegjshëm karshi kërkesave të miqëve ndërkombetar. Ta ruajm miqësin e përhershme me SHBA si e vetmja garanci për qëndrueshmëri dhe stabilitet afatgjatë për vendin tonë, ka përfunduar fjalimin e tij Dr.Ardian Shala.