Ardian Shala: Koncepti i Rugovës u sulmua nga grupe dhe individë antirugovistë e antishtetëror

21.01.2021

Sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ish-presidenti Rugova, ka vdekur  më 21 janar të vitit 2006, në moshën 61 vjeç ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, ka kujtuar rolin e presidentit Rugova dhe ka rikujtuar vendosmërinë […]

Ardian Shala: Koncepti i Rugovës u sulmua nga grupe dhe individë antirugovistë e antishtetëror Foto: Ilustrim

Sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ish-presidenti Rugova, ka vdekur  më 21 janar të vitit 2006, në moshën 61 vjeç ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, ka kujtuar rolin e presidentit Rugova dhe ka rikujtuar vendosmërinë e LDK-së për ta quar para konceptin mbi shtetin të trashëguar nga ai.

Shala ndër tjera ka thënë se koncepti i trashëguar nga Ibrahim Rugova u sulmua nga grupe dhe individë antirugovistë dhe antishtetëror.

“Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të presidentit historik, Kosova ndodhet në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Përkundër që na la pas konceptin mbi shtetin, institucionet demokratike dhe përcaktimin europerëndimor të Kosovës, prapëseprapë ky koncept u sulmua nga grupe dhe individë antirugovistë e antishtetërorë.

Ne do të jemi të vendosur në quarjen para të konceptit të shtetit tonë.Qoftë i përjetshëm kujtimi për presidentin historik dr. Ibrahim Rugova!” ka shkruar Shala.