Ardian Shala ia uron fitoren Bali Muharremajt

28.10.2021

Përmes një mbledhje të mbajtur nga ana e KQZ-së e kryesuar nga kryetari Kreshnik Radoniqi, ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale për Komunën e Suharekës. Sipas këtyre rezultateve, zgjedhjet në Suharekë përfunduan me raund të parë, kështu duke dalur fitues pa balotazh Bali Muharremaj i AAK-së me 14 mijë e 483 vota apo 51.30%. […]

Ardian Shala ia uron fitoren Bali Muharremajt Foto: Ilustrim

Përmes një mbledhje të mbajtur nga ana e KQZ-së e kryesuar nga kryetari Kreshnik Radoniqi, ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale për Komunën e Suharekës.

Sipas këtyre rezultateve, zgjedhjet në Suharekë përfunduan me raund të parë, kështu duke dalur fitues pa balotazh Bali Muharremaj i AAK-së me 14 mijë e 483 vota apo 51.30%.

Ndërkaq, i dyti në këtë garë renditet Ardian Shala i LDK-së me 8 mijë e 629 vota apo 30.57%, i treti Salih Zyba i LVV-së me 2,690 vota apo 9.53% dhe i katërti Murtez Zekolli i PDK-së me 2,428 vota apo 8.60%.

Para pak minutash, kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e LDK-së, Ardian Shala ia ka uruar fitoren Bali Muharremajt të AAK-së.

“Sot kemi marrë zyrtarisht rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 17 tetorit.
Ju falënderoj të gjithëve për kontributin tuaj që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe demokratik, njëherësh ia uroj fitoren në zgjedhje z. Muharremaj”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë i Ardian Shalës:

Të nderuar qytetarë të Komunës sonë,

Sot kemi marrë zyrtarisht rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 17 tetorit.
Ju falënderoj të gjithëve për kontributin tuaj që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe demokratik, njëherësh ia uroj fitoren në zgjedhje z. Muharremaj.

Të dashur qytetarë,

Do të vazhdojmë të jemi konstruktiv me opozitarizmin tonë, gjithnjë në mbrojtje të sundimit të rendit e ligjit dhe në shërbim të interesave qytetare.
Nga zemra, dua të falënderoj qytetarët, simpatizantët, aktivistët dhe anëtarët e devotshëm të LDK-së, në veçanti diasporën, të cilët pavarësisht rrethanave, na mbështeten e po na mbështesim me besnikëri.

Lidhja Demokratike e Kosovës po kthehet fuqishëm në vendin që i takon, në vendin e parë si në kohen e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.

Si partia e parë në nivel nacional, LDK dëshmoi se është e vetmja alternativë para qytetarëve që mund t’i çoj përpara të gjitha proceset e zhvillimit të vendit dhe integrimit.

Sinqerisht,
Dr. Ardian Shala