Ardian Shala: Dita Botërore e Pastrimit, komunën tonë e gjen si mos më keq

18.09.2021

Përderisa sot shënohet Dita Botërore e Pastrimit, kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala ka mbajtur një aktivitet duke mbjellur pemë. Shala ka thënë se si me fushatë e pa fushatë elektorale, komunën tonë e gjen si mos më keq, duke shtuar se reklama nuk e bën pastrimin e ambientit ku jetojmë dhe […]

Ardian Shala: Dita Botërore e Pastrimit, komunën tonë e gjen si mos më keq Foto: Ilustrim

Përderisa sot shënohet Dita Botërore e Pastrimit, kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala ka mbajtur një aktivitet duke mbjellur pemë.

Shala ka thënë se si me fushatë e pa fushatë elektorale, komunën tonë e gjen si mos më keq, duke shtuar se reklama nuk e bën pastrimin e ambientit ku jetojmë dhe nuk e heqin bërllokun nga hapësira jonë jetësore.

Po ashtu, ai ka theksuar se sot kudo që kanë shkuar, kishte punë për të pastruar, si brenda qytetit në Suharekë, në deponinë në Samadraxhë në rrugën Suharekë – Rahovec dhe deponin në rrugën Reqan – Stravuqinë.

“Për ambient të pastër, duhet koncept ndryshe, edhe qasje tjetër, edhe kapacitet tjetër, edhe vullnet tjetër edhe investim që fillon nga i pari i komunës”, ka shkruar Shala.