Ardhja e mërgimtarëve, Gjendjes Civile në Suharekë i zgjatet orari i punës
- 28.06.2022
- 0 komente
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj duke u bazuar në nenin 13 dhe 58 e lidhur me nenin 62, pika 1 të ligjit 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr 28/2008, nenit 44, të Ligjit Nr-05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative “GazetaZyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.20/2016”, ka marrë një vendim lidhur me orarin e punës të Gjendjes Civile.

Kryetari Muharremaj ka marrë vendim për zgjatjen e kohës së orarit të punës për sektorin e Gjendjes Civile dhe atë prej datës 01.07.2022 deri më 30.08.2022 nga ora 08:00 deri në 17:00, për arsye të ardhjes së mërgimtarëve tanë në vendlindje.
Në vendim thuhet se obligohet Drejtoreshja e Drejtorisë për Administratë që të bëjë autorizim për secilin zyrtar të Gjendjes Civile për kryerje të punës jashtë orarit të rregullt të punës të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi.
Po ashtu, thuhet se për zbatim të këtij vendimi kujdeset Drejtoria për Administratë, ndërsa ky vendim hyn në fuqi në momentin e nënshkrim nga ana e Kryetarit të Komunës.
#Bali Muharremaj#Drejtoria për Administratë#Gjendja Civile#Komuna Suharekë#Kryetari i Komunës së Suharekës#Mërgimtarët
KOMENTE0
Leave a Reply