Ardhja e mërgimtarëve, edhe oborri i shkollës “7 Marsi” lirohet për parking

02.08.2021

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj më parë kishte njoftuar se parkingu në oborrin e objektit të komunës, është i hapur për mërgimtarët tanë. Ndërsa sot Muharremaj, ka nënshkruar vendimin me të cilin oborri i shkollës fillore “7 Marsi” në Suharekë të shfrytëzohet për parking nga data e sotme deri më 15.08.2021. “Sot kam marrë vendim […]

Ardhja e mërgimtarëve, edhe oborri i shkollës “7 Marsi” lirohet për parking Foto: Ilustrim

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj më parë kishte njoftuar se parkingu në oborrin e objektit të komunës, është i hapur për mërgimtarët tanë.

Ndërsa sot Muharremaj, ka nënshkruar vendimin me të cilin oborri i shkollës fillore “7 Marsi” në Suharekë të shfrytëzohet për parking nga data e sotme deri më 15.08.2021.

“Sot kam marrë vendim që oborri i Shkollës Fillore “7 Marsi” të shfrytëzohet për parking nga data e sotme deri më 15.08.2021.Natyrisht kjo do ta lehtësoj qarkullimin e komunikacionit sidomos gjatë periudhës së pushimeve të mërgimtarëve” ka njoftuar Muharremaj.