Aplikimi për punësim në Policinë e Kosovës, stacioni policor në Suharekë të mërkurën organizon takim me qytetarë

27.09.2021

Në kuadër të fushatës vetdijësuese “Informata të nevojshme për procesin e Aplikimit për punësim në Policinë e Kosovës” , stacioni policor në Suharekë të mërkurën organizon takim me qytetarë. Sipas njoftimit për media të stacionit policor në Suharekë, takimi do të mbahet të mërkurën (29.09.2021) në ora 17:30 te amfiteatri në oborrin e Gjimnazit “Jeta […]

Aplikimi për punësim në Policinë e Kosovës, stacioni policor në Suharekë të mërkurën organizon takim me qytetarë Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës vetdijësuese “Informata të nevojshme për procesin e Aplikimit për punësim në Policinë e Kosovës” , stacioni policor në Suharekë të mërkurën organizon takim me qytetarë.

Sipas njoftimit për media të stacionit policor në Suharekë, takimi do të mbahet të mërkurën (29.09.2021) në ora 17:30 te amfiteatri në oborrin e Gjimnazit “Jeta e Re”.

Takimi do të organizohet me qytetarë të rinj nga mosha 18-30 vjeç lidhur me fushatën vetdijësuese “Informata të nevojshme për procesin e Aplikimit për punësim në Policinë e Kosovës”, me theks të veçantë femrat dhe komunitetit pakicë.

Ndryshe veçori e banorëve të komunës së Suharekës është se ka një popullsi shumë të re e që është një faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm ekonomik e shoqëror.

Struktura gjinore e popullsisë është pothuajse e barabartë 50 (F) dhe 50 (M).  Struktura etnike-Komuna e Suharekës kryesisht ka qenë e banuar me popullsi shqiptare ndërsa minoritetet e tjera kanë pasur pjesëmarrje shumë të ulët, gjë që vazhdimisht ka shkuar duke u zvogëluar. Vlerësohet se rreth 95 % janë shqiptarë dhe 4.2 % komunitete tjera.