Anulohet konkursi për zëvendës drejtor të QKMF-Suharekë

22.02.2022

“Duke u bazuar në nenin 67 të Ligjit për Zyrtarët Publik nr. 06/L-114 si dhe në bazë të vendimit të Kryetarit të Komunës së Suharekës nr.01-016-5333 të datës 25.01.2022 për lejimin e shpalljes së konkursit për vendet e lira të punës për nevojat e QKMF-së në Suharekë, Ligjit të Punës së Republikës së Kosovës nr.03/L-212, […]

Anulohet konkursi për zëvendës drejtor të QKMF-Suharekë Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

“Duke u bazuar në nenin 67 të Ligjit për Zyrtarët Publik nr. 06/L-114 si dhe në bazë të vendimit të Kryetarit të Komunës së Suharekës nr.01-016-5333 të datës 25.01.2022 për lejimin e shpalljes së konkursit për vendet e lira të punës për nevojat e QKMF-së në Suharekë, Ligjit të Punës së Republikës së Kosovës nr.03/L-212, neni 5 i Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe në bazë të nenit 21 i Udhëzimit Administrativ Kujdesi Parësor Shëndetësor nr.04/2020, DSHMS në Suharekë publikon këtë konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës”, thuhej në njoftimin e DShMS-së.

Kohëzgjatja e kontratës ishte me afat të pacaktuar sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme nga kjo drejtori përmes një njoftimi është bërë e ditur se ky konkurs është anuluar.

Sipas Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS) anulimi i konkursit është bërë për shkak se është në kundërshtim me nenin 4 pikën 6.7, neni 6 pika 1.2 të Udhëzimit Administrativ-(MPMS)-NR.07/2017.

Njoftim-anulim