Anulohet konkursi për drejtor të shkollës “Ramë Bllaca” në Bllacë

24.11.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka njoftuar se ka anuluar konkursin për drejtor në shkollën “Ramë Bllaca” në Bllacë. Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë bazuar në nenin 8, pika 2.2 të nr.151/2020 dhe proceverbalin e datës 24.11.2022 të komisionit përzgjedhës të rekurtimit, njofton se anulohet konkursi 05 nr.968 të datës 28.09.2022- rrishpallje për […]

Anulohet konkursi për drejtor të shkollës “Ramë Bllaca” në Bllacë Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka njoftuar se ka anuluar konkursin për drejtor në shkollën “Ramë Bllaca” në Bllacë.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë bazuar në nenin 8, pika 2.2 të nr.151/2020 dhe proceverbalin e datës 24.11.2022 të komisionit përzgjedhës të rekurtimit, njofton se anulohet konkursi 05 nr.968 të datës 28.09.2022- rrishpallje për pozitën drejtor i shkollës “Ramë Bllaca” në Bllacë, transmeton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të DKA-së pozita e lartëcekur anulohet për shkak të mos përmbushjes së kushteve dhe kritereve të cilat kërkohen me Udhëzim Administrativ nr.151/2020.

Rikujtojmë se Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës në shtator kishte marrë vendim për rishpallje të konkursit për drejtor shkolle në fshatin Bllacë.