Ambasadori Abbott viziton Bekim Gashin nga Tërrnja që humbi 5 anëtarët e familjes në masakrën e marsit 1999

30.08.2022

Më 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Dhunë. Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Dhunë, ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott vizitoi Bekim Gashin nga fshati Tërrnje të Suharekës. Në masakrën e Tërrnjës në mars të vitit 1999, Bekimi humbi nënën dhe katër motrat e tij, si […]

Ambasadori Abbott viziton Bekim Gashin nga Tërrnja që humbi 5 anëtarët e familjes në masakrën e marsit 1999 Foto: Ilustrim

Më 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Dhunë.

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Dhunë, ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott vizitoi Bekim Gashin nga fshati Tërrnje të Suharekës.

Në masakrën e Tërrnjës në mars të vitit 1999, Bekimi humbi nënën dhe katër motrat e tij, si dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe miq të cilët janë ende të zhdukur.

Ambasadori Abbott theksoi se Bekimi dhe të tjerët si ai meritojnë drejtësi, por më e rëndësishmja ata meritojnë që të dashurit e tyre të kthehen dhe të prehen me dinjitet.

Po ashtu, ambasadori Abbott pësëri u ka bërë thirrje të dyja palëve që të punojnë së bashku për të siguruar mbylljen e çështjes për viktimat dhe familjet e tyre.

Postimi i plotë i Ambasadorit të Britanisë në Kosovë:

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Dhunë, vizitova Bekim Gashin në Suharekë. Në masakrën e Tërnjës në mars të vitit 1999, Bekimi humbi nënën dhe katër motrat e tij, si dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe miq të cilët janë ende të zhdukur. Bekimi dhe të tjerët si ai meritojnë drejtësi, por më e rëndësishmja ata meritojnë që të dashurit e tyre të kthehen dhe të prehen me dinjitet.

Unë përsëri u bëj thirrje të dyja palëve që të punojnë së bashku për të siguruar mbylljen për viktimat dhe familjet e tyre.