Ambasada e Kosovës në Slloveni ngushëllon familjen Bytyqi nga Nishori

11.07.2021

Të enjten një 18 vjeçar nga Suhareka ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni. Sipas mediave sllovene, Ilirijani nga fshati Nishor pas plagëve të marra në një aksident në punë ka ndërruar jetë. Amabsada e Kosovës në Slloveni përmes një telegram ngushëllimi u ka shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Bytyqi nga Nishori […]

Ambasada e Kosovës në Slloveni ngushëllon familjen Bytyqi nga Nishori Foto: Ilustrim

Të enjten një 18 vjeçar nga Suhareka ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni.

Sipas mediave sllovene, Ilirijani nga fshati Nishor pas plagëve të marra në një aksident në punë ka ndërruar jetë.

Amabsada e Kosovës në Slloveni përmes një telegram ngushëllimi u ka shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Bytyqi nga Nishori dhe ka njoftuar se është kujdesur për procedurat përkatëse.

“Telegram ngushëllimi

Javë e rëndë për ne dhe diasporën tonë! Gjatë kësaj jave humbën jetën dy të rinjë nga Kosova.Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni i shpreh ngushëllime Familjes Bytyqi nga Suhareka për Ilirijan Bytyqin 19 vjeç, i cili vdiq në një aksident në punë dhe po ashtu i shpreh ngushëllime Familjes Saramati nga Prizreni për Nazif Saramatin 34 vjeç, i cili ndrroi jetë mbrëmë në një aksident. Ndajmë dhimbjen me Familjet dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta.Ambasada është përkujdesur për procedurat përkatëse.

Ambasadori Avni Kastrati dhe Stafi i Ambasadës” thuhet në telegramin e ambasadës së Kosovës në Slloveni.