Albulena Haxhiu viziton të mbijetuarën e masakrës së familjës Berisha në Suharekë
- 30.03.2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje gjatë ditës së mërkurë ka vizituar të mbijetuarën e familjës Berisha në Suharekë, Shyhrete Berisha.
Sipas Ministres Haxhiu, Shyhrete Berisha është e mbijetuara e masakrës së familjës Berisha, e cila humbi bashkëshortin dhe katër fëmijët e saj.
Mes vdekjes dhe trishtimit ajo nisi një tjetër kapitull tjetër lufte ndaj padrejtësisë dhe ijorimit, pra ajo është një grua historia e së cilës fillon me tragjedi dhe vazhdon me luftën për drejtësi, ka thënë Haxhiu.

Shkrimi i plotë:
Mes vdekjes dhe trishtimit për të nisur një kapitull tjetër lufte ndaj padrejësisë dhe injorimit.
Shyhrete Berisha është gruaja historia e së cilës nisë me tragjedi, dhe vazhdon me luftën për drejtësi.
Në masakrën e Suharekës ku humbën jetën mizorisht 50 anëtarë shumica e të cilëve nga familja Berisha, Shyhretes i vranë barbarisht bashkëshortin dhe katër fëmijët e saj.
Nga kjo tragjedi shpëtoi Shyhretja e cila nuk do të gjente mbështetjen institucionale dhe do përjetonte poshtrimin dhe abuzimin me të drejtat e saj pronësore.
Shyhrete Berisha nuk është personazh i letërsisë, ajo është heroina e gjallë, e mbijetuara e masakrës, e tmerrit, heroina e luftës me padrejtësinë.
Në mbi 20 vite ballafaqim për të fituar të drejtën pronësore të shtëpisë ku jetonte me bashkëshortin e saj dhe ku rriste edhe katër fëmijët.
Shyhretja është frymëzim për secilën grua që lufton pandërprerë për të drejtën e saj, e pa u dorëzuar edhe atëherë kur humbet mbase gjithçka në jetë.