Aktori nga Suhareka pjesë e filmit ndërkombëtar “Illyricum”, trajton periudhën Iliro-Romake

28.06.2021

Në Bosnje këto ditë pritet të fillojnë xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Illyricum”, me regji dhe skenar të kroatit Simon Bogojevic Narathit. Filmi trajton ngjarjet e pushtimit të Ilirisë nga Perandoria Romake. Producentja e këtij filmi është Ankica Juric Tilic, nga produksioni “Kinorama”. Për realizimin e filmit janë bashkëngjitur si bashkë-producentë katër shtete, […]

Aktori nga Suhareka pjesë e filmit ndërkombëtar “Illyricum”, trajton periudhën Iliro-Romake Foto: Ilustrim

Në Bosnje këto ditë pritet të fillojnë xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Illyricum”, me regji dhe skenar të kroatit Simon Bogojevic Narathit. Filmi trajton ngjarjet e pushtimit të Ilirisë nga Perandoria Romake.

Producentja e këtij filmi është Ankica Juric Tilic, nga produksioni “Kinorama”.

Për realizimin e filmit janë bashkëngjitur si bashkë-producentë katër shtete, ndër të cilat Kroacia, Italia, Sllovenia dhe Kosova.

Aktorë të tjerë që do jenë e filmit janë: Labeat Bytyçi,Ylber Bardhi,Kushtrim Hoxha,Ilir Prapashtica,Selman Lokaj,Lulzim Bucolli,Rina Krasniqi,Dukagjin Podrimja,Armend Smajli,Fatmir Spahiu,Bujar Ahmeti,Ali Demi, Gani Morina dhe Dukagjin Podrimaj.

Nga Kosova si coproducent i këtij filmi është edhe aktori i njohur Fatmir Spahiu i cili njëherit do të luaj edhe si aktor.

13 aktorë nga Kosova pritet të marrin pjesë në këtë film në mesin e të cilëve është edhe aktori nga Suhareka, Labeat Bytyci.

Indeksonline ka realizuar një intervistë të shkurt me aktorin Bytyci cili do të ketë edhe një ndër rolet kryesore në këtë film.

Labeati neser pritet të udhëtojë për në Bosnje ku pritet të fillojnë xhirimet.


Ju do të merrni pjesë në filmin e metrazhit të gjatë “ILLYRICUM” një project ky filmik ndërkombëtar çfar do të thotë kjo për ju?

Po jam pjese e filmit,ku luaj një nder rolet kryesore ne film.Është një privilegj dhe nje ndjenje shume e mire dhe jam shume entuziast.

Si erdhi deri të përzgjedhja e juaj për tu bërë pjesë e këtij filmi ?

Perzgjedhja eshte bërë nga ekipi i filmit, ku kemi qenë në audicion dhe kam fituar rolin.

Labeat ju keni edhe emrin e një fisi Ilir, a e keni menduar se një ditë ju do të keni një ndër rolet kryesore ku flitet pikërisht për historinë e Ilirëve?

Po është e vertet, emri im ka emrin e një fisi Ilir sic janë Labeatët. Me thënë të drejtën nuk eshte qe e kam menduar se mund të marrë pjesë në një film ku flitet për historinë e Ilirëve per shkak qe deri tash nuk ka pasur filma sa i perket kesaj periudhe. Ndërsa sot ndihem shumë i emocionuar që do të jem pjesë e këtij filmi ku trajtohet historia e paraardhësve të mi

Sa jeni të përgaditur për ta realizuar këtë rol?

Përgatitjet kemi filluar t’i bejmë qe një kohë të gjatë ,si nga ana e skenarit po ashtu edhe pergatitje fizike. Ndërsa ajo që është më e veçant në këtë film është se do të përdoret gjuha e rikonstruktuar Ilire dhe Latine dhe për këtë na është dashur të mbajmë shumë ushtrime në mënyrë që të qe te jemi sa më të pregatitur./Indeksonline/

Illyricvm by simon bogojevic narath – teaser-720p from lolo on Vimeo.